Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme në komunën e Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që i posedojmë është stabile, e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar prej takimit të fundit të mbledhjes së KKSB-së, që është mbajtur në mars. Kjo është mbledhja e tretë për vitin 2024, gjithmonë sipas planit të ri dhe angazhimeve të reja.
Në këtë mbledhje u diskutua rreth çështjeve:
Vlerësimit të përgjithshëm të gjendjes së sigurisë në komunën e Rahovecit;
Siguria dhe kontrolli i shpeshtë në trafik;
Raportimin e shkeljeve ligjore;
Identifikimi i çështjeve problematike që ndikojnë në sigurinë publike ndëretnike;
Regjistrimi i popullsisë kudo, në qytet dhe fshat;
Vetëdijesimi për mbrojtje nga zjarri gjatë sezonës verore;
Trajtimi i objekteve të braktisura dhe objekteve të vjetra;
Problemi me ujë të pijes – menaxhimi;
Mbrojtjen e lumenjve që rrjedhin – ndalimi i hedhjes së mbeturinave;
Përpjekja intensive për ushqim më cilësor me siguri me të lartë (siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore).
Komandanti i stacionit policor në Rahovec, z. Fazli Morina, si zakonisht raportoi rreth situatës së sigurisë në komunën tonë me statistika si në vijim:
Kanë ndodhur 60 vepra penale, 7 incidente jo penale.
4 vjedhje, dhunë në familje 12 raste, armëmbajtje pa leje 3 raste, 6 raste janë për kanosje.
Janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, 17 persona dhe janë arrestuar 32.
Sa i përket sigurisë në komunikacion rrugor;
Janë dhënë 1261 gjoba në komunikacion rrugor. Prej tyre, 52 gjoba janë shqiptuar për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 120 gjoba për parkingje joadekuate.
Kryetari i komunës vlerësoi lart punën e policisë, duke e cilësuar si më të mirën në rajon. Në fund të mbledhjes, Kryetari Latifi, falënderoi të gjithë anëtarët e KKBS-së për konstruktivitetin, angazhimin dhe punën e bërë.