Në komunën e Rahovecit mbahet seancë solemne kushtuar 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Aktivitetet e 17 Shkurtit, nga kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, filluan në mëngjes, në ora 09:00 priti mysafirë, në 10:00, homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe në ora 11:00 u mbajt seanca solemne, për të vazhduar me aktivitete tjera gjatë ditës. Kryesuesi i kuvendit, z. Arbër Zenuni, në fillim të seancës luti të pranishmit për një minutë heshtje për nder të luftës, gjakut dhe sakrificës së atyre qe e bënë të paktën një hap në shtigjet e lirisë, qe sot ne e gëzojmë. Në fjalën e tij, Kryetari Latifi, falënderoi dhe nderoi familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtarët, bartësit e përgjegjësive institucionale, veteranët e luftës, veprimtarët e çështjes kombëtare, qytetarët e të gjitha shtresave, të gjithë ata që vazhdojnë kontributin e tyre në forcimin e lirisë dhe forcimin e institucioneve të shtetit tonë demokratik, sovran dhe të pavarur. Sot, kur shteti ynë ka sovranitetin dhe mëvetësinë, secili nga ne duhet të marrë forcë, të mundohemi bashkërisht që ta mbajmë këtë shtet fort e ta ruajmë se na ka kushtuar shtrenjtë. Kosova është larë me gjak dëshmorësh e viktimash, të cilët e trasuan rrugën e lirisë dhe pavarësisë. Kosova mbetet e përkushtuar ta forcojë pavarësinë dhe sovranitetin, t’i jep fuqi sigurisë dhe mbrojtjes së integritetit territorial, dinjitetit kombëtar e shtetëror nga çfarëdo kërcënimi që i vjen, qoftë nga Serbia apo nga kundërshtarët e lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë. Ajo sot ka ushtrinë e vet, si dhe plot argumente të përparimit e forcimit të shtetit, shtet ky që u ringrit nga rrënojat nga burrështetas të mëdhenj, ku dikush më pak e dikush më shumë, kontribuuan që sot t’i kemi të gjitha institucionet e të gjithë mekanizmat e nevojshëm për të vazhduar para.  Edhe në këtë 16-vjetor sfidat janë të mëdha, por më të pakta. Sot dhe nesër, forcimi i shtetit dhe puna me nder e përkushtim është “Nder dhe detyrë”, prandaj, besoj se do ta bëjmë së bashku, pa humbur kohë. Bashkë do ta bëjmë, sepse bashkë kemi qenë, jemi e do të jemi më të fortë, sot e përmot. Seancat e tilla solemne kanë vetëm një qëllim, falënderimin dhe nderimin për të gjithë ata që mundësuan lirinë dhe shpalljen e pavarësisë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …