Udhëhequr nga Kryesuesi Arbër Zenuni, sot, është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në komunën e Rahovecit për vitin 2024. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë. Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, unanimisht u ceduan këto pika:
-
Shqyrtimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës komunale, P-02343-0 me pronën e institucionit qendror, P-01422-5, zk – Rahovec;
-
Shqyrtimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës komunale, P-02280-1 me pronën e institucionit qendror, P- 02240-1 zk – Rahovec;
-
Shqyrtimi i vendimit për caktimin e anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuar në Komunën e Rahovecit;
-
Shqyrtimi i vendimit për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZhK) 2023-2031;