Në Komunën e Rahovecit u shënua “DITA E TOKËS”

Sot, në Komunën e Rahovecit u shënua “DITA E TOKËS”, me disa veprime të thjeshta që mund të bëjmë çdo ditë për një Tokë më të mirë, si: mbjellja e luleve sezonale në qytetin e Rahovecit dhe në fshatra, pastrimi vullnetar i disa rrugëve në qytet – nga oborri i Komunës e deri te varrezat e dëshmorëve, pastrimi i mjediseve përreth objekteve shkollore, eliminimi i deponive ilegale etj. Komuna e Rahovecit, me angazhimin vullnetar të kompanive, ka filluar heqjen e deponive ilegale të mbeturinave, përgjatë brezave rrugore: Rahovec – Malishevë, Rahovec – Suharekë , Rahovec – Drenoc – Sarosh, Xërxe – Ratkoc, për të vazhduar ditëve në vijim edhe në pjesë të tjera, që të kemi një mjedis të pastër për të gjithë. Kryetari Latifi u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet në mbrojtjen e ambientit, fillimisht duke mos i hedhur mbeturinat në vende joadekuate, gjithashtu të raportojnë të keqen që e shohin tek autoritetet kompetente, në mënyrë që të ndëshkohet cilido që ndot mjedisin. Pjesë e këtij aksioni vullnetar ishin: DUPMM, DKA, DSHP, DSHPS, DMSH, DKRS, DPI, SHL KOSOVA, nxënës dhe mësimdhënës të të gjitha shkollave, Stacioni Policor në Rahovec, EKO-REGJIONI, EKO-DRINIA, dhe akterë të tjerë, të cilët i falënderoi për angazhimin!

May be an image of 5 people, shovel and tree

May be an image of 15 people

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …