Në komunën e Skenderajt është kremtuar 18 Qershori – Dita e Çlirimit dhe Dita e Përkujtimit të Dëshmorëve

Në komunën e Skenderajt është kremtuar 18 Qershori – Dita e Çlirimit dhe Dita e Përkujtimit të Dëshmorëve, për çka janë organizuar aktivitete të shumta përkujtimore, përurim të projekteve e zbulim të bustit dhe është shfaqur një koncert për fëmijë në Sheshin “Adem Jashari” në qytet. Fillimisht, në orën 9 të mëngjesit kanë nisur homazhet në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, në nderim të dëshmorëve në krye me Kryekomandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, gjenerali Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, deputetë të Parlamentit të Kosovës, bashkëluftëtarë të UÇK-së, gjeneralë e komandantë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, drejtorët komunal, anëtarët e Kuvendit dhe qytetarë të shumtë. Pas Prekazit, buqeta me lule janë vendosur dhe është bërë homazh edhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, Likoshan, Rezallë, Izbicë dhe Tërnafc. Për nder të 24 vjetorit të çlirimit të Skenderajt, është organizuar edhe Akademi Përkujtimore, në shenjë respekti për dëshmorët dhe martirët e lirisë. Në këtë akademi, që u mbajt për herë të parë pas vendimit të marrë që data 18 Qershor, përveç si ditë e çlirimit, të jetë edhe ditë e përkujtimit të dëshmorëve, në emër të Komunës, ka fol gjenerali Sami Lushtaku, që njëherit është edhe nënkryetar. Ai ka lartësuar veprën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të Kosovës, sakrifica e të cilëve na mundësuan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Fjalime kanë mbajtur edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Kosovës në nivel republikan, Xhavit Jashari, i cili foli në emër të familjeve të dëshmorëve, Marenglen Verli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ish-drejtor i Institutit të Historisë dhe ish-rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike, pastaj prof.dr. Sabit Syla, ish-drejtor i Institutit të Historisë së Kosovës dhe akademik prof.dr. Beqir Meta, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Pas akademisë, është shtruar një koktej rasti për t’i nderuar familjet e dëshmorëve dhe të ftuarit të tjerë të pranishëm në këtë ngjarje. Në kuadër të shënimit të ditës së çlirimit, sot është bërë zbulimi i bustit të atdhetarit dhe patriotit, Idriz Rrecaj, në parkun e qytetit që mban emrin e tij. Më pas është vënë gurthemeli për ndërtimin e Sahat Kullës, në afërsi të bulevardit Ilaz Kodra. Agjenda e aktiviteteve zyrtare ka vazhduar edhe pasdite, me përurimin e Shatërvanit të Qytetit në sheshin “Adem Jashari, ku fëmijët bashkë me kryetarin Nura dhe gjeneralin Lushtaku, kanë lëshuar në funksion shatërvanin. Agjenda ka përfunduar me një koncert për fëmijët, ku ka marrë një numër i madh i tyre, me këngë, valle e recitale, në nderim të Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve.

May be an image of 14 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …