Në komunën e Skenderajt është mbajtur takimi tradicional për nder të 8 Marsit

Organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Skenderajt, sot për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, është mbajtur takimi tradicional, në të cilën kanë marrë pjesë zyrtaret e Administratës Komunale, zyrtaret policorë dhe të ftuara të tjera nga institucionet lokale, për të shënuar 8 Marsin. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, duke ua uruar ditën e tyre, ka theksuar angazhimin e gruas në jetën e përditshme, si në familje ashtu edhe në shoqërinë tonë. Për këtë, kryetari Nura është shprehur me respekt ndaj të gjitha nënave e motrave tona! Edhe zyrtarja për Barazi Gjinore, Qefsere Datuaj, ua ka uruar pjesëmarrësve Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Gëzuar 8 Marsi!

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …