Në komunën e Skenderajt janë nënshkruar kontrata për të rinjtë në kuadër të projektit “Komuna për të rinjtë”

Në një ceremoni të organizuar, sot janë nënshkruar kontratat me të rinjtë dhe grupet e të rinjve, në kuadër të projektit “Komuna për të Rinjtë”, në të cilën ceremoni kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, Besarta Meha – Ademi si dhe përfituesit e projektit. Kryetari Nura, pas nënshkrimit të kontratave, ka thënë se është i lumtur që po përmbushin një premtim të qeverisjes lokale, siç është ky i përkrahjes së të rinjve nëpërmjet projekteve për komunitetin, duke kërkuar nga të rinjtë të jenë aktivë dhe të përfitojnë sa më shumë nga këto mundësi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …