Në Komunën e Skenderajt në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, Help filloi me organizimin e seancave informuese

Në Komunën e Skenderajt në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, Help filloi me organizimin e seancave informuese. Ky projekt financohet nga Qeveria Gjermane dhe Komuna e Skenderajt ndërsa zbatohet nga organizata Help Kosovo. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e komunës së Skenderajt, kurse format për aplikim mund të merren gjatë takimeve informuese në komunën tuaj, në zyrën e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik Ndërmarrësi Inovacion dhe Turizëm, apo të shkarkohen nëpërmjet ueb faqes në linkun: www.help-kosovo.org. Data e fundit për aplikim është 20 Mars 2020 e premte, ora 16:00, aplikimi fillon zyrtarisht pas mbajtjes së takimeve informuese. Seanca e dyte informuese do të mbahet me 18.02.2020 në sallën e kuvendit komunal në Skenderaj duke filluar nga ora 11:00. Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentet mbështetëse duhet të dorëzohen në kohë me postë në adresën: Help Kosove, Fahu postar Nr: 23; 10.000 Prishtinë Republika e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …