leoni

Në komunën e Skenderajt realizohet edhe një projekt i rëndësishëm para Vitit të Ri

Është përuruar projekti i Poligonit Multifunksional në qytetin e Skenderajt, në një ceremoni të organizuar ku kanë marrë pjesë fëmijët e qytetit bashkë me kryetarin e Komunës, Fadil Nura, nënkryetarin Sami Lushtaku, kryesuesen e Kuvendit, Adelina Spahiu, drejtorët komunalë dhe qytetarë tjerë. Ky projekt përfshin parkingun me kapacitet për 440 vetura, me dy nivele, sipër hapësirën rekreative me fusha sportive dhe këndin e lojërave për fëmijë, dhe ndodhet prapa objektit të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”. Pas përfundimit të punimeve të projektit “Poligoni Multifunksinal”, qyteti i Skenderajt do të ketë akoma më shumë hapësira për fëmijë dhe të rinj, për aktivitete sportive dhe rekreative.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …