Në komunën e Vitisë mbahet ushtrimi fushor 4 ditor “Partnerët 19”

Nga 4 deri më 7 nëntor, në komunën e Vitisë do të zhvillohet ushtrimi fushor “PARTNERËT 19”. Pjesë e këtij ushtrimi do të jenë Forca e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht Batalioni i Parë i Brigadës për Reagim të Shpejtë, së bashku me mekanizmat tjerë të niveli lokal siç janë: Policia e Kosovës, Njësia profesionale për zjarrfikje dhe shpëtim, shërbimi medikal emergjent, Kryqi kuq i Komunës së Vitisë, OJQ-të dhe qytetar vullnetarë. Për të bërë të njohur me planin e këtij ushtrimi, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë Nexhmedin Jakupi, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, përmes së cilës ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë lëvizje të shpeshta të kapaciteteve reaguese, që do të menaxhojnë me situata të ndryshme emergjente, deri te përdorimi i municionit manovrues. “Qëllimi i ushtrimit është që të arrihet testimi i kapaciteteve dhe gatishmërisë, për reagim të përbashkët në kriza dhe emergjenca civile, shkëmbimi i përvojave dhe ndërveprueshmëria në ushtrime dhe reagime emergjente. Prandaj, ftojmë qytetarët të jenë në mbështetje të këtij ushtrimi fushor dhe të jenë të informuar për të shmangur ndonjë panik “, tha drejtori Jakupi. Ai gjithashtu ka theksuar se janë 14 vende të ndryshme ku do të fokusohen me ushtrime, duke përfshirë edhe oborret dhe objektet shkollore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …