Në komunën e Vitisë nisë edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar “Ninulla”

Sot në komunën e Vitisë është mbajtur një tryezë ku është prezantuar Festivali Ndërkombëtarë i këngës folklorike tradicionale “NINULLA”, i cili organizohet nga SKOFF, në partneritet të ngushtë me CIOFF. Drejtori i këtij festivali Arsim Abazi, para të pranishmëve u shpreh se ky është edicioni i parë i këtij festivali, i cili ka grumbulluar gjithsej 12 grupe artistike, nga vende të ndryshme të botës. Në emër të kryetarit të komunës të pranishmit i ka përshëndetur drejtori komunal Basri Aliu. Ndërsa rreth këtij festivali dhe rëndësisë së tij për komunën e Vitisë, ka folur drejtori i DKR-së Valmir Sahiti. Përndryshe në këtë festival do të përformojnë ansamble dhe grupe artistike nga Shqipëria, Estonia, Sllovakia, Qipro Veriore, Maroko, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Programi qendrorë do të mbahet me 6 dhe 7 mars, nga ora: 18:30, në shtëpinë e kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani”, në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …