leoni

Në komunën e Vitisë po vazhdon aksioni për mbrojtjen e mjedisit me moton “Pastro dhe Ruaj”

Aksioni për pastrimin e ambientit në komunën e Vitisë, që ka filluar nga 1 prilli, ka vazhduar edhe më tej. Visar Demiri, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, ka theksuar se gjatë këtij muaji në gjithë territorin e komunës së Vitisë, janë zhvilluar aksione të ndryshme mjedisore si dhe janë larguar edhe disa deponi ilegale të mbeturinave. Gjithashtu, janë ndërmarrë aksione edhe nëpër shkolla të fshatrave Smire, Drobesh, Sllatinë e Epërme, Skifteraj, Sadovinë e çerkezëve, Sllatinë e Ulët, Tërstenik, Radivojc, Remnik etj”, tha ai.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …