Në komunën e Vitisë shënohet 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, Arta Ajeti, për nder të 1 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kanë pritur për vizitë fëmijët e çerdhes “Gëzimi Ynë”, në Viti. Ata ju kanë uruar fëmijëve këtë ditë duke potencuar se ata janë e tashmja dhe ardhmja e këtij vendi. Me këtë rast fëmijëve ju është drejtuar me një fjalë rasti zëvendëskryetari Aliu, i cili u shpreh se vizitor më të mirë së sot asnjëherë nuk ka pasur zyra e kryetarit. Edhe drejtoresha Ajeti u ka uruar fëmijëve ditën e tyre duke theksuar se e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi janë fëmijët. Po ashtu fëmijët kanë vizituar edhe Stacionin Policor në Viti, ku u pritën nga komandanti i këtij stacioni, Afrim Halili. Ndërkaq sot në orën 15:30 nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport dhe Korit të Qytetit mbahet Festivali për Fëmijë dhe të Rritur “Cover Fest”, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …