Me datë 1 dhe 2 Gusht, 2022 në Komunën e Vitisë u mbajt panairi i XI-të me radhë “T’i ruajmë vlerat tona tradicionale”.
Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në bashkëpunim me organizatat GLV-Vitia- dhe IKC. Pjesëmarrësit e këtij panairi prezantuan prodhimet e tyre nga sektori i bujqësisë, industrisë ushqimore, bletarisë, kopshtarisë dhe punimeve artizanale.