Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari se bashku me familjarë dhe bashkëpunëtorë e ka përkujtuar sot dëshmorin e kombit, Gazmend Zeqiri në 22 vjetorin e rënies heroike të tij. ‘Bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorit, drejtorë komunal, asamblistë e qytetarë, bëmë homazhe për dëshmorin, Gazmend Zeqiri, në fshatin Kopiliq i Epërm, në nderim të veprës së tij sublime, në 22 vjetorin e rënies heroike. Para familjarëve të dëshmorit si dhe qytetarëve të pranishëm, vlerësova lartë kontributin e dëshmorit Gazmend Zeqiri dhe dëshmorëve tjerë në çlirimin e vendit, duke bërë njëkohësisht thirrje që të jemi të bashkuar sepse vetëm kështu mund të jetësojmë amanetin e të parëve tonë. Lavdi gjithë të rënëve në altarin e Lirisë!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …