Deputetët e Kuvendit me 74 vota për kanë miratuarrekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”. Në njërin prej rekomandimeve kërkohet nga qeveria shtim të buxhetit për aftësim profesional. Në anën tjetër sipas disa studimeve që u prezantuan nga disa deputet gjatë diskutimit në vazhdimin e seancës së sotme, Kosova ka mbi 50 përqind të kualifikuar që nuk përputhen me nevojat e tregut. Deputeti Eman Rrahmani në emër të Komisionit, ka arsyetuar rekomandimet, e që kërkohet nga Ministria e Arsimit në planin e ri-strategjik të arsimit në Kosovë të përgatit ri-organizimin e rrjetit të shkollave në nivel vendi duke marrë parasysh numrin e vogël të nxënësve dhe zvogëlimin e normave për mësimdhënësit me theks të veçantë në shkollat për aftësim profesional. Deputetja, Eliza Hoxha nga PDK-ja theksoi se është inkurajues, por njëkohësisht edhe shpresëdhënës fakti që në rrethanat e krijuara pas tranzicionit nëpër të cilat ka kaluar shteti i Kosovës më në fund duket një dritë dhe një vëmendje që i kushtohet çdo ditë e më shumë nevojave të arsimit, por gjithsesi gjendja mbetet ende për të dëshiruar.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …