Sot në Kosovë është dita e heshtjes zgjedhore, e cila ka filluar në orën 24.00 të mesnatës dhe do të zgjasë deri në mesnatën e sotme. Gjatë kësaj dite është i ndaluar çdo aktivitet politik që mund të ndikojë te zgjedhësit. Po kështu edhe mediet janë të obliguara të respektojnë heshtjen zgjedhore. Nesër, ditë e diel, 17 tetor 2021 prej orës shtatë të mëngjesit e deri në orën 19.00 të mbrëmjes qëndrojnë të hapura kutitë e votimeve, në të gjitha vendvotimet e vendit për ata qytetarë të moshës madhore që do të marrin pjesë dhe do të zgjedhin kryetarët e tyre, të cilëve iu besojnë për mandatin e ardhshëm katërvjeçar të qeverisjes nëpër komunat e vendit.
