Sot në Prishtinë fillon punimet Seminari i 93-të i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Në Kosovë, për herë të parë mbahet seminari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Ditën e shtunë, në Prishtinë mbahet për herë të parë seminari i Asamblesë  Parlamentare të NATO-s, ndërkohë që pjesëmarrësit në këtë seminar  do të flasin për vendin dhe rolin e Kosovës në Evropë dhe për sigurinë euroatlantike.  Kuvendi ka bërë të ditur se në takimin treditor do të diskutohet për perspektivën e Kosovës në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe rolin evolues të NATO-s në rajon, që pason Samitin e Aleatëve të krerëve të shteteve dhe të qeverive, të mbajtur në muajin korrik në Varshavë. Këtu do të shqyrtohet përparimi i dialogut Beograd-Prishtinë, ku fjalim do të mbajnë negociatorët kryesorë shqiptarë dhe serbë, Edita Tahiri dhe Marko Gjuriq. Autoritetet më të larta të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, komandanti i KFOR-it, gjeneral major Gjovanni Fungo, kreu i EULEX-it, Aleksandra Papadopulu, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, të gjithë do t’iu drejtohen të pranishmëve në seminar, ashtu siç do të veprojnë edhe një numër ekspertësh vendorë dhe ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …