Mëngjesin e së dielës ka ndodhur një aksident trafiku në Kroaci ku është përfshirë një autobus nga Kosova. Mediat kroate raportojnë për 10 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar. Ndërkohë që nga kompania “Deva Torus” autobusi i të cilit është aksidentuar kanë treguar për aksidentin por që kanë thënë se nuk kanë informata të sakta lidhur me numrin e të vdekurve dhe të lënduarve. “Nuk kemi informata më të sakta diçka. Nëse ka mundësi të keni konsideratë sepse as ne ende nuk dimë asgjë saktë. Po rasti ka ndodhur, por për numrin e të vdekurve nuk kemi informata”, ka thënë përgjegjësi i kësaj kompanie.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …