Vendvotimet janë hapur në Kroaci për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Rreth 3,8 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të zgjedhin sot ndërmjet presidentes aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe ish-kryeministrit Zoran Milanoviq. Këto zgjedhje po shihen si test për partinë në pushtet, HDZ. Kryetarja aktuale, Grabar-Kitaroviq doli e dyta në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën më 22 dhjetor, ku 11 persona garuan për këtë post. Pozita e kryetarit në Kroaci është kryesisht post ceremonial, por ekspertët thonë se nëse Grabar-Kitaroviq nuk fiton zgjedhjet presidenciale, kjo do të mund të shkaktonte probleme për kryeministrin Andreqj Plenkoviq nga partia HDZ, gjatë zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen vitin e ardhshëm. Që prej pavarësisë së vendit më 1991, HDZ shumicën e kohës ka qeverisur me vendin.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …