Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor, në pranin e bashkëluftëtarëve, familjarëve të dëshmorëve dhe qytetarëve, në kujtim të Epopesë së UÇK-së, kanë zbuluar pllakat në shtëpitë që kanë qenë strehë dhe në shërbim të UÇK-së. “Në Krushë të Madhe janë zbuluar 5 pllakat përkujtimore në shtëpitë e Nazmi Hotit, Rasim Zenunit, Jakup Hotit, vëllezërve Selmani dhe Qerim Selmanit, ku përmes tyre përkujtohet përkrahja dhe kontributi i këtyre familjeve në luftën e UÇK-së dhe ruhet kujtesa jonë kolektive dhe historike”, ka thënë Kryetari Latifi. Nderime dhe lavdi përjetë dëshmorëve dhe gjithë të rënëve për liri! Mirënjohje për kontributin e familjeve që shtëpitë e tyre i shndërruan në ‘jatak’ për UÇK-në!