Në Krushë të Madhe të komunës së Rahovecit u vendos gurthemeli i muzeut “Bajram Curri”

Me qëllim të përjetësimit të veprës së heroit kombëtar, Bajram Curri, i cili lindi në Krushë të Madhe të Rahovecit, sot, filloi realizimi i këtij projekti me arkitekturë të veçantë tipike muzeore në vendin ku lindi, muze i cili do të pasurohet me artefakte të jetës dhe të veprës së heroit kombëtar. Ky objekt muzeor me arkitekturë të veçantë ka dy kate me 200 m2, hapësirë për artefakte dhe hapësira të tjera për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme. Ky objekt do të kushtojë: 119,754.75 euro.

May be an image of floor plan

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …