leoni

Në kuadër të 150 vjetorit të themelimit të qytetit të Ferizajt u organizua ecje përkujtuese në kujtim të 11 dëshmorëve ferizajas të rënë në betejën e Koshares

Në kuadër të 150 vjetorit të themelimit të qytetit të Fwerizajt, në kujtim të 11 dëshmorëve ferizajas të rënë në betejën e Koshares, Organizata për Mbrojtjen e Ambientit “Kaça” nën mbështetjen e Komunës së Ferizajt ka organizuar ecja përkujtuese, ku pjesëmarrësit ecën shtigjeve të lirisë së Kosovës. Ecja filloi nga shkolla e fshatit Buqaj, aty ku ishin nisur batalionet e para për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar duke vazhduar rrugës së ushtarëve dhe disa nga pikat luftuese të cilat i kishin përjetuar Dëshmorët e Kombit në mesin e tyre edhe 11 ushtarë të UÇK-së nga qyteti i Ferizajt, si dhe veteranë tjerë që kishin marrë pjesë në atë luftë e disa nga ata përshkruan të njëjtin përjetim edhe sot nëpërmjet rrëfimeve nga ish shtabet dhe pikat luftuese, duke kaluar nga fshatrat e Shqipërisë: Buqaj, Papaj, Padesh, dhe duke hyrë ashtu sikurse 24 vite më parë në territorin e Kosovës nëpërmjet fshatit Koshare. Kjo ecje synon të bëhet tradicionale për të kujtuar dëshmorët e rënë për lirinë e këtij vendi.

May be an image of 11 people, people climbing and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …