Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për shënimin e “Epopesë së UÇK- së”, u organizua turniri i futbollit të femrave. Ky aktivitet sportiv është organizuar në mbështetje të Komunës së Malishevës dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Në këtë turnir morën pjesë 3 ekipe nga komuna e Malishevës. Ekipet pjesëmarrëse në turnir ishin:
– KFF Malisheva
– KFF Shqiponja
– KFF 16 Qershori
Fitues i këtij turniri ishte KFF 16 Qershori! Në këtë turnir drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala, në emër të Komunës së Malishevës, i ka përshëndetur dhe uruar ekipet pjesëmarrëse në turnirin që është organizuar për nder të Epopesë së UÇK-së, që mbahet me 5-6 dhe 7 Mars. “Me këtë turnir dhe me këtë aktivitet kujtojmë dhe nderojmë Komandantin Legjendar Adem Jasharin dhe gjithë familjen Jashari, që luftuan dhe u flijuan që ne, sot, të jetojmë dhe të zhvillojmë aktivitete të tillë”, ka thënë drejtori Shala.