Në kuadër të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani, komuna e Vitisë u bë pjësë e projektit për përdorimin e qëndrueshëm të mbetjeve organike

Në kuadër të projektit për përdorimin e qëndrueshëm të mbeturinave/mbetjeve organike, në Viti gjatë kësaj jave dhe asaj në vijim, tri studente nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe një punonjës i Universitetit “Justus Liebig” në Giessen të Gjermanisë do të jenë të angazhuar në mbledhjen dhe analizimin e mbeturinave/mbetjeve organike nga amvisëritë e përzgjedhura, restorantet, supermarketet dhe objekte të tjera në Viti dhe kryerjen e intervistave mbi këtë temë.

Bëhet me dije se kjo punë është pjesë e projektit trevjeçar “Përdorimi i qëndrueshëm i rrjedhave anësore organike (mbeturinave/mbetjeve organike) në Republikën e Kosovës: Zhvillimi i konceptit dhe zhvillimi i mënyrave të zbatimit duke marrë si shembull komunën e Vitisë.”

Në këtë projekt, që ka filluar nga qershori i këtij viti, janë të përfshirë disa punonjës të administratës komunale të Vitisë dhe OJQ “Grupi Lokal i Veprimit Vitia.” Qëllimi i projektit në fjalë është të zhvillohen mënyra për të përdorur mbetjet organike nga vendbanimet dhe bujqësia e Vitisë në sisteme të qëndrueshme prodhimi, siç janë prodhimi i kompostit, biogazit apo ushqimit për kafshë.

Më parë, në kuadër të këtij projekti në Viti, në bashkëpunim me GLV Vitia, u mbajtën punëtori në disa shkolla, ku nxënësit u morën me temën e përdorimit të qëndrueshëm të mbetjeve organike. Përndryshe, në këtë projekt, që financohet nga Fondacioni Federal Gjerman për Mjedisin (DBU), janë të përfshirë Komuna e Vitisë dhe ajo e Kirchhain-it.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Avokatit të popullit organizon takime me qytetarët malishevas, Avokati i popullit një hap më afër qytetarit

Komuna e Malishevës nëpërmjet faqes zyrtare të saj në Facebook ka bërë të ditur orarin …