FESTARI 2018”, po vazhdon me aktivitete të ndryshme, kësaj radhe me Paraglajdistët nga Shqipëria dhe nga shumë vende të tjera të botës, të cilët i”u kanë bashkangjitur kësaj feste tradicionale në Komunën e Suharekës. Për t’i përcjellë këto aktivitete sportive nga afër, ka shkuar edhe kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj. Ai në një fjalë rasti, ka thënë se: “Në Suharekë, po vazhdon tradita e vjetër e organizimeve të ndryshme, andaj edhe në këtë sport shumë atraktiv po bëhemi aktiv”.