Në kuadër të forumit “Globsec2019” që po mbahet në Bratislavë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të ketë disa takime me diplomatë të huaj. Ai sot do të ketë një takim me Philip Reeker, zëvendëssekretar i shtetit për Evropë dhe Euroazi.Pas këtij takimi Thaçi do të jetë pjesë e panelit në forumin “Globsec2019”, që pritet të fillojë pas orës 12:00. Po ashtu, në kuadër të vizitës në Sllovaki, Thaçi pas forumit do të ketë edhe një takim me senatorin, Ronald Johnson, takim i planifikuar prej orës 16:30.Ndryshe, kreu i shtetit dje para nisjes për Sllovaki, theksoi se në Bratislavë nuk do të ketë takim të veçantë me homologun serb Aleksandër Vuçiq, veçse do të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi në kuadër të panelit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …