leoni

Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot do të organizohet aksion pastrimi në Dardanë

Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot do të organizohet aksion pastrimi në komunën e Dardanës

Në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot do të organizohet aksion pastrimi në Komunën e Kamenicës. Takimi për aksionin e nesërm do të bëhet në ora 12:00 në oborrin e objektit të ri të Komunës së Dardanës. Të pranishëm në aksionin e ditës së nesërme përveç ekipit të Let’s Do It, do të jenë edhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, nënkryetari i komunës dhe njëkohësisht edhe koordinatori i Task Forcës Faton Jakupi, anëtarët të tjerë e vullnetarë të shumtë. Po ashtu, “Ta Pastrojmë Kosovën” njofton se do të organizohet tryezë me qëllim të diskutimit të të arriturave të komunave të rajonit të Prishtinës në fushatën e pastrimit nga data 15 shtator e deri më tani. Në Tryezë përveç ekipit të Let’s Di it, marrin pjesë edhe zyrtarë nga Zyra e Kryeministrit, zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe kryesues të task forcave komunale të Fushatës. Tryeza mbahet nga ora 10:00 deri në orën 14:00 në Restorantin “Pylli i Arinjve” në Badovc.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …