leoni

Në kuadër të Konventës Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, është mbajtur paneli i parë i diskutimit me temën “Bashkë! 50/50”

Në kuadër të Konventës Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, është mbajtur paneli i parë i diskutimit me temën “Bashkë! 50/50”

Në kuadër të Konventës Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, është mbajtur paneli i parë i diskutimit me temën “Bashkë! 50/50” Në këtë panel, i cili u moderua nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, morën pjesë pesë anëtare të strukturave të Rinisë Demokratike të Kosovës, Jona Arifi, Arbnora Salihu, Aurora Nura, Vlera Tahiri dhe Dhurata Muharremi. Memli Krasniqi tha se si kryetar i PDK-së beson fuqishëm në idealin për barazi gjinore. Unë vërtetë bësoj fuqishëm dhe e kam të përbrendësuar idealin dhe aspiratën për barazi gjinore dhe për përfaqësim të barabartë gjinor edhe në instancat institucionale dhe padyshim në politikë”, tha kryetari Krasniqi.

Arbnora Salihu, asambliste e PDK-së në Ferizaj, e zgjedhur pa kuotë gjinore tha se prioritet i saj është fuqizimi i grave dhe të rinjve. “Tri prioritetet e mia kryesore janë fuqizimi i të rinjve dhe krijimi i një hapësire për vendimmarrje, avancimi dhe promovimi i gruas në politikë në biznes dhe në përgjithësi në shoqëri, por edhe planifikimi dhe buxhetimi i barabartë gjinor”, tha ajo.

Aurora Nura, e cila ka studiuar jashtë vendit ka vendosur të kthehet në Kosovë për të kontribuar për vendin.

“Dashuria e madhe që më buron nga zemra për atdheun dhe dëshira e vullneti i madh për punë, me pa Kosovën në një pozicion më të mirë dhe me sjellë në Kosovë për vajzat e reja dhe eksperiencën time më ka shtyrë të kthehem dhe të punoj në Kosovë, për Kosovën”, tha ajo.

Vlera Tahiri, studente e inxhinierisë kompjuterike dhe anëtare e kryesisë së Rinisë Demokratike në Vushtrri ftoi të gjitha gratë dhe vajzat e reja që kanë aspirata politike t’i bashkohen PDK-së.

“Me siguri shumë të plotë unë mund të them se PDK u ka dhënë hapësirë të gjithëve, pa dallim gjinie, por me theks të vecantë grave dhe vajzave. Nuk ka munguar hapësira as me qenë pjesë e zgjedhjeve, as me qenë pjesë e paneleve televizive në kohën parazgjedhore. Po u bëj thirrje publike nga këtu të gjitha vajzave dhe grave të cilat kanë dëshirë me qenë pjesë e politikës, të bashkohen në PDK”, theksoi ajo.

Jona Arifi, anëtarja më e re e Këshillit Drejtues të PDK-së, tha se ajo i bashkohet kauzave në të cilat beson thellë, dhe e tillë është kauza e PDK-së.

Dua të ju përgëzoj shumë për organizimin e kësaj konvente. Sinqerisht, prej momentit të parë kur kam dëgjuar për këtë ide është shndërruar në projektin tim të preferuar, sepse realisht besoj se 50/50 është baza e demokracisë”, tha Arifi.

Dhurata Muharremi, studente e stomatologjisë dhe aktiviste e re tha se përherë ka besuar në fuqinë e grave për të shërbyer bashkë me burrat dhe për të kontribuar për vendin.

“Kurrë nuk besoj që është zgjidhje me i shërby një vendi të huaj dhe me lënë Kosovën të shkretë pa rini. As prindërit tanë nuk na kanë edukuar në këtë mënyrë”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …