Pas takimi të sotëm virtual në mes të kryetarëve të komunave të Kosovës dhe ministrit të Shëndetësisë Arben Vitija, pas njoftimit për heqjen e orës policore, u mor edhe një vendim tjetër. Në këtë takim është vendosur që edhe lokaleve t’i zgjatet orari i punës deri në ora 23:00, e që deri më tani ishte në ora 22:00. “Tek lirimi i masave, pas konsultimeve me kryetarët e komunave, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet. Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 23:00 ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori”, bëhet e ditur në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …