Në kuadër të muajit “Ditët e Mërgatës” në Skenderaj do të organizohet Sofra e Drenicës

Të martën, më 8 gusht, nga ora 19:00 në pllatonë e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”në Skenderaj, në kuadër të muajit “Ditët e Mërgatës”, për nderë të bashkatdhetarëve organizohet Sofra e Drenicës, aktivitet ky që ruan e kultivon traditën dhe rrënjët e trashëgimisë shpirtërore e jo shpirtërore të trevës së Drenicës. Ftohen bashkatdhetarët dhe dashamirët e traditave tona që të marrin pjesë në programin kulturo-artistik të Sofrës së Drenicës me gatime e ushqime tradicionale, ku veç mysafirëve, do të jetë edhe Ansambli “Drenica” me këngë, humor, tregime, dhe anekdota popullore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …