Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të partneritetit me Gardën Kombëtare të Iowa-s ka marrë pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar. Ai ka thënë se pjesë e njësive të Gardës Kombëtare të Iowa-s ishin edhe gjashtë pjesëtarë të Regjimentit të parë të Forcave Tokësore (R1K) të cilët kanë ndarë përvojat e tyre së bashku me FSK-në. “Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të partneritetit me Gardën Kombëtare të Iowa, ishte pjesë në Ditën e Vizitoreve të Shquar (Distinguished Visitors Day) e JRTC (Joint Readiness Training Center) Training Rotation, Fort Johnson, Louisiana, ShBA, ku pjesë e njësive të Gardës Kombëtare të Iowa-s, ishin edhe gjashtë pjesëtar të Regjimentit të parë të Forcave Tokësore (R1K), të cilët ndanë përvojat e tyre në këtë aktivitet të rëndësishëm të Ushtrisë Amerikane”, ka shkruar Mehaj.
Kontrolloni gjithashtu
KQZ-ja ka njoftuar hapjen e procesit të akreditimit për vëzhguesit që do të monitorojnë zgjedhjet parlamentare të Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar hapjen e procesit të akreditimit për vëzhguesit që do …