Në kuadër të shënimit të “Epopenë e Dukagjinit” bëhen homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Jabllanicë dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Koshare
Falë veprës së dëshmorëve të rënë për lirinë e popullit dhe vendit tonë, ne sot shënojmë në liri përvjetorë të lavdisë e krenarisë, me “Epopenë e Dukagjinit”.
Prandaj, Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtor kanë nderuar flijimin e dëshmorëve për lirinë e atdheut, duke bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Jabllanicë dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Koshare.