Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i AAK-së, është ftuar për vizitë në Legjionin Amerikan

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është ftuar për vizitë në Legjionin Amerikan ku u prit nga drejtori ekzekutiv Mario Marquez, drejtori Joseph Sharpe Jr., dhe Besa Pinchoti, shefe ekzekutive e familjeve ushtarake. “U njoftova lidhur me punën që bëjnë për Veteranët, rregulloret e punës, shtrirjen, si dhe kuadrin ligjor që rregullon funksionimin dhe financimin e kësaj organizate të rëndësishme për veteranët dhe familjet e tyre, si dhe për familjet e të rënëve në mbrojtje të demokracisë, vlerave dhe interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, ka shkuar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konfirmoi zgjedhjen e z. Xhon Ratcliffe drejtor të CIA-s, me 74 vota pro dhe 25 kundër

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konfirmoi zgjedhjen e z. Xhon Ratcliffe drejtor të …