Kuvendi vazhdon me seancën për programin qeverisës 2017-2021. Seanca e djeshme është karakterizuar me debate të ashpra në mes të deputetëve të partive opozitare në njërën anë dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, në anën tjetër.
