Kuvendi i Kosovës sot mbanë seancë në të cilën do të debatohet për murin-ndarës murit të ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës nga serbët. Debati parlamentar është inicuar nga shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj dhe është përkrahur nga 83 deputetë. Po sot, rreth orës 11.00, në Kuvendin e Kosovës do të mbajë fjalimin e tij vjetor, kryetari i vendit, Hashim Thaçi. Partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë fjalimin e tij para deputetëve në Kuvend.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …