Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B”

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B”. Kjo ishte marrëveshja e parë ndërkombëtare që u votua meqë këto marrëveshje janë bartur që disa muaj nga seanca në seancë. Radhazi u votuan pesë marrëveshjet të tilla, me votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, derisa Partia Demokratike e Kosovës nuk mori fare pjesë në votim.  Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se partia e tij s’do të votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare, meqë vendi gjendet nën masa ndëshkuese nga Bashkimi Europian. Ndërkohë, LDK-ja e kundërshtoi marrëveshjen me Fondin OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, ku Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi tha se do të votohet kundër. Pas dështimit që të votohet marrëveshja me OPEC, në rend ishte Projektligji për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze. Edhe kjo marrëveshje, u shty për votim, meqë kishte kundërshtime nga deputetët. Arben Gahi  tha se mes deputetëve të kësaj partie ka kundërshtime dhe se edhe nëse hedhet në votim, disa do të votojnë kundër.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …