Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri është shprehur se në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit është thënë se ka regres në vendin tonë. Specifikohet dhuna ndaj gruas në një ambient jashtëzakonisht jomiqësor, dhuna në baza gjinore, dhuna ndaj gazetarëve, dhuna ndaj komuniteteve të margjinalizuara, dhe ajo më shqetësuesja, niveli i lartë korrupsionit. Abelard Tahiri ka përmendur edhe pretendimet se një e treta e ministrave në qeverinë Kurti, dyshohen për afera korruptive. Në këtë kontekst, ai ka thënë se PDK-ja kërkon që në Kuvend të diskutohet sa më parë për ditën e zgjedhjeve. E gjithë kjo situatë, që është krijuar nga kjo qeverisje, e dëshmon atë që kemi kërkuar në vazhdimësi si grup parlamentar i PDK-së, ky Kuvend duhet të diskutojë sa më parë për ditën e zgjedhjeve”. Ju bëj thirrje që sa më parë ta kemi konsensusin ta shpërndajmë këtë Kuvend, ta çojmë vendin në zgjedhje”, ka kërkuar Abelard Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …