Në Kuvendin e Kosovës sot mbahet seancë plenare ku do të diskutohet për gjendjen pandemike dhe vaksinat

Në Kuvendin e Kosovës sot diskutohet pakoja emergjente prej 320 milionë eurosh, të propozuar nga PDK-ja

Deputetët do t’i drejtohen sot Kuvendit të Kosovës për të diskutuar në lidhje me pakon emergjente financiare prej 320 milionë eurosh, të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, për t’u ballafaquar me krizën pandemike me të cilën po përballet vendi. Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nuk do të përkrahë pakon emergjente të propozuar nga PDK-ja në seancën e sotme, derisa dy partitë tjera opozitare, AAK dhe Nisma-AKR thanë se do të votojnë pro një pakoje të tillë. PDK i ka bërë thirrje gjitha partive parlamentare, pa dallime, të votojnë pro pakos emergjente, pasi ajo i adreson nevojat e qytetarëve në kohën e krizës pandemike dhe ekonomike. Ndryshe, pakoja emergjente e Qeverisë në detyrë është paraparë të jetë 170.6 milionë euro, ndërsa ajo e propozuar nga partia opozitare PDK kap shifrën 320 milionë.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj: Në Hagë dëshmojnë edhe persona të kërkuar nga Interpoli

Nasim Haradinaj, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, ka deklaruar se në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së …