Në Kuvendin e Kosovës sot mbahet seancë plenare ku do të diskutohet për gjendjen pandemike dhe vaksinat

Në Kuvendin e Kosovës sot mbahet seancë plenare ku do të diskutohet për gjendjen pandemike dhe vaksinat

Sot do të mbahet seanca e rregullt plenare në Kuvendin e Kosovës. Në këtë seancë ndër tjerash do të debatohet për gjendjen me pandeminë Covid-19 dhe sigurimin e vaksinave, kjo pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës. Seanca do të mbahet të hënën në orën 10:00. Ndërkohë që inicimin e kërkesës së PDK-së për debat parlamentar e mirëpriti, Abelard Tahiri, i cili pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të mbajtur javën që lamë pas, adresoi edhe kritika ndaj qeverisë Kurti për menaxhimin me pandeminë dhe vonesat në sigurimin e vaksinave anti-Covdi 19. Para këtij debati parlamentar, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kërkoi që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të raportojë në Komisionin për Shëndetësi.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …