leoni

Opozita do ta thërras në interpelancë kryeministrin, Albin Kurti pasi qasja e tij ndaj dialogut nuk është serioze

Kuvendi shqyrton sot raportin e Komisionit hetimor parlamentar lidhur për dëbimin e gjashtë shtetasve turq

Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së sotme do të mbajë seancë të jashtëzakonshme. Legjislativi ka njoftuar se seanca është thirrur për në orën 11:00. Kjo mbledhje do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës e që është shqyrtimi i raportit të Komisionit hetimor parlamentar lidhur me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq me datën 26 mars 2018. Seanca është thirrur nga LDK-ja, me përkrahje të partive të tjera opozitare dhe disa deputetëve të pavarur. “Me mbështetje të partive opozitare dhe disa deputetëve të pavarur, sot kemi dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme parlamentare për shqyrtimin dhe votimin e Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq”, thuhej në njoftimin e LDK-së. Sipas këtij subjekti politik, të gjeturat nga ky komision hetimor, si dhe raporti i plotë janë miratuar nga Komisioni pas shumë shtyrjeve.

 

Kontrolloni gjithashtu

J. Juratoviq: Shembulli më i mirë për Kosovën e Serbinë është ai i dy Gjermanive, të cilat nuk e njohën njëra-tjetrën, por ishin anëtare të OKB-së

Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik,  Kosovë-Serbi

Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …