Sot në Kuvendin e Kosovës duke filluar nga ora 10:00 mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione si dhe ajo e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport. Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor do të fillojë në orën 11:00, në të cilën i ftuar është ministri i MMPH-së. Duke filluar nga ora 13:00, mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. Ndërsa në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, do të raportojë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …