Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot seancën e jashtëzakonshme, në të cilën pritet të miratohet draft-rezoluta në lidhje me arrestimin e drejtorit të Policisë, Nehat Thaçi. Seanca do të fillojë në orën 10:00, ndërsa paraprakisht përfaqësuesit e Grupeve Parlamentare do të takohen me deputetin e pavarur, Gëzim Kelmendi për harmonizimin e kësaj draft-rezolute, e cila do të paraqitet në Kuvend. Në seancën e sotme, pikë e rendit të ditës do të jetë vetëm draft-rezoluta për arrestimin e nënkolonelit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, të cilin e kanë arrestuar në Serbi dhe aktualisht po mbahet në paraburgim i dyshuar për krime kundër serbëve gjatë luftës në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …