Kuvendi

Në Kuvendin e Shqipërisë 21 korriku i vitit 2022 shënoi edhe një datë me rëndësi kombëtare në 12-vjetorin e verdiktit të GJND-së

Dje në Shqipëri, në Kuvendin e saj, 21 korriku i vitit 2022 ka radhitur  edhe një datë me rëndësi kombëtare, dhe ndër më të rëndësishmet për vlerat dhe pastërtinë e luftës së UÇK-së. Mbase vetëm me koincidencë, por 12 vjet më parë, pikërisht më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pas ankesës që ia kishte drejtuar Serbia, lidhur me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës kishte saktësuar se akti i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk e kishte shkelur të  Drejtën ndërkombëtare.  12 vjet më parë Me 10 vota për dhe 4 kundër, anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.  Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, nga kryeministri Hashim Thaçi, kryekuvendari, Jakup Krasniqi dhe kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …