Taulant Balla

Në Kuvendin e Shqipërisë do të votohet dekreti për emërimin e Taulant Ballës në postin e Ministrisë së Brendshme

Në Kuvendin e Shqipërisë do të votohet dekreti për emërimin  e Taulant Ballës në postin e Ministrisë së Brendshme. Ndryshimi ndodhi për shkak të skandalit ndërsa të afërmit e një deputeti socialist rrahën barbarisht dy banorë të Borizanës ne Krujë. Çuçi iku nga detyra bashke me deputetin Rrahman Rraja i cili dje i dorëzoi Taulant Ballës dorëheqjen nga mandati i deputetit. Kryeministri Rama nuk vonoi, por emëroi për ministër të Brendshëm kreun e grupit kuvendor socialist, Taulant Balla. Balla është deputet i Qarkut Elbasan dhe drejtues politik për Partine Socialiste në Qarkun Fier. Më herët ka drejtuar qarkun e Elbasanit ku ka marrë edhe rezultatin më të mirë elektoral në zgjedhjet e 2017 dhe 2021 si për socialistët por edhe vetë si deputet rezultoi më i votuari në rang kombëtar. Balla ka hyrë në politikë që në moshë të re, ka përfunduar studimet për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare, për t’ju bashkuar kabinetit të Kryeministrit Fatos Nano 2003-2005. Prej vitit 2005 e deri ne 2013 ishte një nga emrat kryesore te aksionit opozitar socialist. Pas fitores së zgjedhjeve të 2013-të nga socialistet Balla vijoi aktivitetin si drejtues politik dhe si drejtues i grupit parlamentar socialist ne kuvend. Ai ishte i vetmi drejtues i lartë socialist që deri dje nuk kishte mbajtur asnjë post ministror.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …