Kanë hyrë në grevë të burgosurit e Grupit të Kumanovës, të cilët vuajnë dënimin në Burgun e Shkupit

Në Kuvendin e Suedisë, u debatuan nëse duhet të arrihet një marrëveshje për marrjen me qira të burgjeve në Kosovë, sikur Danimarka

Në Kuvendin e Suedisë, deputetët e këtij shteti  debatuan nëse duhet të arrihet një marrëveshje për marrjen me qira të qelive në Kosovë, njëjtë siç veproi Danimarka. Kjo ide u propozua nga Partia e të Moderuarve, ndërsa u hodh për votim në parlament nga partia Demokratët e Suedisë, Por, në seancën e së mërkurës, surpriza ishte e madhe kur të gjithë anëtarët e partisë së të Moderuarve votuan kundër, kur u votua propozimi që të shqyrtohet mundësia e huazimit të burgjeve në shtete të tjera. Për këtë veprim, zëdhënësi i kësaj partie, Johan Forssell, u arsyetua duke thënë se donin një fokus më të madh në lidhje me çështjen e zbatimit të dënimeve për dëbim, dhe se duan një hetim rreth kushteve të burgjeve në Kosovë. Ndërsa, deputeti shumëvjeçar i partisë “Demokratët e Suedisë”, Kent Ekeroth, e quajti këtë arsyetim si “të pakuptimtë”, duke thënë se të Moderuarit gjithmonë veprojnë kështu – votojnë kundër, në mënyrë që meritat të mos i merr një parti tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …