leoni

Në lagjen e Tophanës në Çairi të Shkupit dje është zbuluar postamenti me shqiponjën dykrerësh

Në lagjen e Topanës në Çairi të Shkupit dje është zbuluar postamenti me shqiponjën dykrerësh. Manifestimi u organizua nga Komuna, transmeton Alsat-m. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se vendosja e shqiponjës është përkujtim i vlerave të luftës së 2001-shit. Ndërsa kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, tha se Shkupit i janë kthyer simbolet kombëtare. Por akti i vendosjes së këtij monumenti nga Qyteti i Shkupit konsiderohet si ilegal, andaj edhe ka paralajmëruar ndërhyrjen e Inspektoratit Shtetëror për Ndërtim për largimin e postamentit.

Në Inspektorat thonë se kanë kërkuar nga Komuna e Çairit të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të marrë më pas vendimin nëse ndërtimi ka bazë ligjore. Nga komuna e Çairit ditë më parë thanë se akti bazohet në një vendim nga viti 2012

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …