Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, bëri të ditur se disa mbetje mortore që janë gjetur në hapësirën e varrezave të qytetit janë duke e trajtuar rastin me prioritet dhe eshtrat janë zhvarrosur dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e mëtejmë. Ata kanë thënë se pas ekzaminimit mund të konfirmohet nëse këto mbetje mortore i takojnë viktimave të luftës. “Rasti është trajtuar me prioritet dhe eshtrat e gjetura janë zhvarrosur nga ekspertët mjekoligjorë në prezencë të hetuesve të Sektorit të Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e mëtejmë. Pasi të përfundojnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore do të kemi më shumë hollësi për rastin në fjalë, duke përfshirë edhe konfirmimin nëse këto eshtra (mbetje mortore) iu përkasin viktimave të luftës”, thuhet në njoftimin nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …