Në landin e Bavarisë në bashkëpunim me KMPGJSH-në u festua 11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Në landin e Bavarisë në bashkëpunim me KMPGJSH-në u festua 11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Manifestimi i 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurti u manifestua edhe në mërgatën shqiptare, konkretisht në disa shkolla të Landit të Bavaris, si: Në Holzkirchen, Abensberg, Deggendorf, Straubing dhe në Rosenheim të Gjermanisë.

Në qytetin Abensberg, të Gjermanisë përpos pavarësisë së Kosovës që u festua,  u bë edhe ceremonia e hapjen së një paralele me mësim plotësues në gjuhën shqipe si dhe u festuan 20 vjetorin i  themelimin të shoqatës Shqiptare „Nazmi Ukësmajli e.v.“ në Abensberg. Në këtë tubim ishin të pranishëm: Nënkryetarja e tretë e qytetit të Abensbergut, znj. Schretzlmeier Gertraud, si dhe znj Mühlhäusser Hilde qe i ka ndihmuar shqiptarët në Abensberg dhe rrethine, Konsulli i Republikës së Shqipërisë, z. Dashnor Ibra, përfaqësuesit e Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari (KMPGJSH) z. Tefik Jaha – nënkryetar dhe administratori i financave z. Agron Ibrahimi.

Programin u hap me himnin kombëtar dhe përgatitjen e shkëlqyer me këngë valle dhe recitime nga grupi i shoqatës “Krenaria” dhe nxënësit. Ndërsa të pranishmit i përshëndeti kryetari i shoqatës z. Nyhi Bytyçi, ku  të pranishmëve iu uroi mirëseardhje  dhe i falënderoi për pjesëmarrje të madhe në këtë ditë shumë të rëndësishme dhe historike. Z. Bytyçi ndër të tjera theksoi:  Kjo ditë ka një rëndësi të veçantë për komunitetin tonë shqiptar, ngaqë po festojmë 17 shkurtin, ditën e Pavarësisë së Kosovës, si dhe 20 vjetorin e themelimit të shoqatës sonë. Po ashtu takimi i sotëm ka një rëndësi të veçantë, ngaqë kemi arritur, me përkrahjen e KMPGJSH-së në Bavari, ta hapin klasë me mësim plotësues në gjuhën shqipe edhe në qytetin tonë Abensberg.

Pas fjalës së z. Bytyçi, foli nënkryetarja e tretë e këtij qyteti, pastaj konsulli i Republikës së Shqipërisë z. Dashnor Ibra, nënkryetari i KMPGJSH-së z. Tefik Jaha, i cili të pranishmit i përshëndeti në emër të kryesisë dhe kryetarit të KMPGJSH-së z. Mustafë Krasniqit, i cili për shkaqe shëndetësorë nuk ishte i pranishëm në këtë   manifestim, më pastaj foli dhe administratori financiar i KMPGJSH-së z. Agron Ibrahimaj.

Programi u begatua me këngë, valle dhe recitime nga nxënësit e shkollës shqipe, si dhe nga anëtarët e shoqatës Shqiptare “Nazmi Ukësmajli e. V.” në Abensberg. Pranë të pranishmëve përformuan Telora Dakaj me vargjet e Hymnit të Kosovës, me poezinë „Pavarësia“  të recituar nga, Anila  Zogaj, kurse me poezinë „ Kosva e Lire“  recitoi Alea Gjeka, „Pavarësia“ Ernesa Dacaj, ndërsa me poezinë „17 Shkurti“  përformoi Erblina  Sadikaj, e Adnan Ugsmajli doli në skenë me poezinë „Flamur e Atedhe “, „Të dua Kosovë“  Monolog nga Telora Dakaj, e për t’i lënë vend grupit të Valleve „ Dridhe Shkup e Shkodër “ dhe me vallen “Pavarësia”, si dhe me grupin e Vajzave, të luajtur vallen “ Me Tupan e çifteli”.

Shoqata, ndau edhe disa mirënjohje për kontributin në mbështetjen dhe aktivitetet kombëtare e atë kulturore, e me veçanti për aktivistit e përkushtuar për hapjen e diturisë, te nxënësit e shkollës shqipe. Mirënjohje i ndanë: z. Mustafë Krasniqit, z. Dashnor Ibrajt, z. Tefik Jahës, z. Agron Ibrahimit dhe z. Isuf Bytyçit, e disa të tjerëve.

Pas përfundimit të programit me nxënës iu la radha muzikës, e cila shoqërohej me këngën shqipe, gjatë kësaj kohe përfaqësuesit e KMPGJSH-së, bashkë me konsullin e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë z. Dashnor Ibraj, në prani të kryetarit të shoqatës z. Nuhi Bytyçi, zyrtarisht biseduan me kryetaren e tretë të qytetit znj. Schretzlmeier Gertraud të Abensbergut, ku dhe e njoftuan për aktivitetin e KMPGJSH-së, si dhe për vështirësitë që po i hasin në disa shkolla të Landit të Bavarisë, të cilat po na krijojnë vështirësi për sigurimin e klasave.

Bisedimet ishin kryesisht rreth mësimit plotësues, ku gjatë bisedimit kryetari  z. Nuhi Bytyçi paraqiti disa vështirësi rreth sigurimit të klasave, si dhe detyrimin për një pagë të kushtueshme për sigurimin e klasës, që duhet ta bëjnë privat komuniteti shqiptare, të cilët duan të kenë mësim plotësues në gjuhën shqipe! Për këtë kryetarja znj. Schretclmeier Gertrud, nuk ishte e informuar, por që ju premtoj se nga shtatori i këtij viti do të keni një zgjidhje ideale. Ndërsa z. Ibraj e njoftoi znj. Schretzlmeier Gertraud se KMPGJSH-ja ka përkrahjen e Konsullatës, kurse z. Ibrahimaj e njoftoi për ecurinë profesionale të punës së KMPGJSH-së në Bavari, e cila në pajtim me ligjin e Bavarisë dhe përkrahjen e Konsullatave tona, do të veprojmë për të arritur qëllimin për t’u integruar dhe për ta realizuar qëllimin e mësimit plotësues, që gjuha e tyre amë, të jetë e pranishme te fëmijët e komunitetit shqiptar, ngaqë dhe e gëzojmë këtë të drejtë si komunitet.

Në përfundim të programit të shoqatës  Shqiptare “Nazmi Ukësmajli e. V.” ne Abensberg, për mysafirët u shtrua darkë dhe u falënderuan të pranishmit që ishin në këtë organizim.

Për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurti, kemi edhe një tjetër manifestim nga shoqata humanitare kulturo artistike-sportive “ Mërgimtarët” në Deggendorf me rrethinë, të cilët në bashkëpunim me  anëtarët e shoqatës dhe me nxënësit e shkollës shqipe, të përgatitur  nga mësuesja Shqipe Kolukaj dhanë një program të pasur kulturor-artistik.

Moderatorja, Erona Lohaj pasi përshëndeti të pranishmit, ftoi kryetarin e shoqatës Dr. Edmond Skenderaj, njëherë dhe anëtar i kryesisë së Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari (KMPGJSH), si dhe njëri ndër kontribuuesit për hapjen e paraleles me mësim plotësues iu dha fjala e rastit, i cili të pranishmit i përshëndeti dhe iu uroi 11- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

Manifestimin filloi me himnin kombëtar dhe atë të Republikës së Kosovës, më pas doli në skenë Erlis Skenderaj me recitimin “Gëzuar Pavarësia”, kurse me poezinë “17 shkurti” të recituar nga nxënësja Larisa Spahija, ndërsa me këngën “Mora Fjalë” e këndoj nxënësja Ermira Rexhepi. Po ashtu me recitimin “Kori Gazmor” shkëlqejnë nxënësit: Alea Spahija dhe Luisa Canaj. Me poezinë “Kosova”, të recituar nga Florin Rexhepi, kurse me recitimin “shkronja A”, reciton  Aulona Qeriqi. Më pastaj programi u shoqërua me vallen e Zambakut dhe të Napolonit.

Programi vazhdoi me recitalin “Gjuha Jonë” të recituar nga nxënësit: Aulona Qeriqi, Florim Rexhepi, Alea Spahija, si dhe me grupin e nxënësve, që recituan “Malli i Atdheut” si: Eriona Lohaj, Erlis Skenderaj, Leart Temaj, Fatlind Rexhepi, Arianit Tasholli, Emanuel Canaj, Ermira Rexhepi. Por ajo që ua zgjoi ndjenjat të pranishmëve ishte zëri i ëmbël i nxënësve, të cilët recitonin bukur!

Në këtë program festiv, nuk mungoi as Monologu nga Salih Dernogllava, kurse me vallen tradicionale vallëzuan vajzat e shoqatës, po ashtu  nxënësit: Anjeza Laçi dhe Liridona Babaj skenës i dhanë zërin e bukur me recitimin e poezisë “Gjuha Shqipe. Andaj, krejt në fund prezantuan vallen e kangjeqit , si dhe këngën “Fol Shqipe”, të kënduar së bashku. Në këtë manifestim i pranishëm ishte dhe nënkryetari i KMPGJSH-së, Tefik Jaha.

Manifestimi u shoqërua me këngë e valle, po ashtu dhe me recitime nga nxënësit e kësaj shkolle, të përgatitur nga mësuesja e palodhshme Shqipe Kolukaj, kurse të pranishmit u ndanë të kënaqur, nga fakti se në këtë përvjetor i kishin të pranishëm nxënësit e shkollës shqipe, që filluan mësimin ta mbanin nga viti i kaluar.

11-vjetori i Pavarësisë së Kosovës u festua edhe në Straubing, ku për nder të 17 shkurtit u organizua një turne i futbollit të vogël, i cili ishte turne humanitar. Në këtë turne marrin pjesë 16 ekipe futbolllistike, si dhe u  zotua nga kryetari i shoqatës së Straubingut z. Arton Preniqi, se së shpejti do të hapet edhe në këtë qytet shkolla shqipe, pasi edhe janë bërë të gjitha përgatitjen, ku jemi duke pritur vetëm sigurimin e klasës. Ndërsa këtë nismë e përshëndeti nënkryetari i KMPGJSH-së z. Tefik Jaha.

17 shkurti u festua edhe në qytetin e Holzkirchenit, ku para një viti e gjysmë u hap shkolla shqipe me mësim plotësues. Organizimi i manifestimit të Pavarësisë së Kosovës u  bë kryesisht nga nxënësit e shkollës shqipe të Holzkirchenit të udhëhequr nga mësuesja znj.  Blerina Shabani – Morina, në bashkëpunim me Këshillin e Prindërve dhe arsimtarëve (F.K).

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …