Në Letnicë të komunës së Vitisë u manifestua Dita e Zojës së Madhe

Mijëra besimtarë të besimit katolik dhe të besimeve të tjera, sot në Letnicë të komunës së Vitisë morën pjesë në Manifestimin e Ditës së Zojës së Madhe. E pranishme në këtë manifestim ishte edhe Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, e shoqëruar  nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, si dhe përfaqësues të shumtë të Institucioneve qendrore e lokale, ambasadave, komandës së KFOR-it, organizatave vendore e ndërkombëtare e të tjerë. Pas meshës të cilën e udhëhoqi ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovë Dodë Gjergji, një fjalë rasti mbajti edhe presidentja Osmani e cila mes tjerash tha se Vitia ka shumë histori. Në radhë të parë ka Letnicën këtë vend të bukur ku Shën Tereza morri thirrjen si një vajzë e re për të shërbyer për tërë jetën dhe e keni Stubllën me shkollën e parë shqipe. Këto histori duke të ua tregojmë jo vetëm Kosovës por edhe tërë botës. Në këtë mënyrë ne e shndërrojmë Letnicën dhe Kosovën në një kryeqendër të turizmit dhe vizitave të shumta”, u shpreh presidentja Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …